Mbrojtësi i majtë i Valencias, Jose Gaya rrezikon të humbasë vendin e tij në përfaqësuesen e Spanjës për Kampionatin Evropain, pasi ka pësuar në dëmtim në muskul.
Gaya qëndroi vetëm 12 minuta në fushë në sfidën e fundit përballë Girona në La Liga, ku më pas kërkoi të zëvendësohej pasi po ndiente dhimbje. Madje, 31-vjeçari sapo ishte rikthyer nga dëmtimi, pas një mungese 2 mujore.
Ky dëmtim në muskuj i lënë shumë pak kohë Gayas që të rikuperohet për Euro 2024, kompeticion i cili nis më 14 qershor, me Spanjën që do të jetë në grup së bashku me Kombëtaren e Shqipërisë, Kroacinë dhe Italinë.
Në krahun tjetër, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuetne do të duhet të vendosë nëse do të rrezikojë duke e ftuar yllin e La Liga-s në kombëtare, duke shpresuar te rikuperimi i tij.