
Gianni De Biasi është një nga trajnerët më të dashur për të gjithë tifozët shqiptarë. Ish-timonieri i Kombëtares shqiptare, ishte i pari trajner që bëri të mundur kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian.
Emri i tij është ngulitur thelllë në zemrat e tifozëve kuqezi. Por jo vetëm kaë, pasi edhe për italianin Shqipëria është skuadra e tij e zemrës. De Biasi ka theksuar se pavarësisht gjithçkaje, kuqezinjtë do t;i mbështetë gjithmonë.
"Dueli me Italinë? Ndeshja e parë është sigurisht e vështirë për të dyja skuadrat, besoj se Shqipëria nuk ka asgjë për të humbur, ndërkohë që të gjithë presin fitoren e Italisë. Kjo nuk është e dhënë.
Ekipi favorit në grupin B? Grupi është vërtet shumë i vështirë, unë e shoh Spanjën si favorit, Italia dhe Kroacia janë në të njëjtin nivel, edhe pse e kam parë ndeshjen e Portugalisë me Kroacinë, dhe skuadra e Modricit më ka lënë përshtypje të mirë“, përfundoi ish-i i kombëtares.