Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“Shqipëria është e rrezikshme”, ish-trajneri i kuqezinjve paralajmëron Kroacinë: Broja është më i miri, kujdes nga Manaj

Shkruar nga NEWSPORT
“Shqipëria është e rrezikshme”, ish-trajneri i
Dzemal Mustedanagic

Dueli mes Shëipërisë dhe Kroacisë është një nga sfidat më të rëndësishme në grupin B. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 15:00 në “Volksparkstadio” në Hamburg.

Të dyja ekipet do të vihen “kokë më kokë” për 3 pikët, pasi është një duel direkt për vendin e 3-të në grup, i cili të jep mundësinë pr të kaluar në fazën tjetër. Para kësaj përballjeje për mediat kroate ka folur ish-trajneri i Kombëtares U-17.

Dzemal Mustedanagic për 12 vite ka punuar si drejtor teknik në FSHF. 69 vjeçari ka paralajmëruar kroatët për atë çfarë i pret kundër kuqezinjve. Mustedanagic thekson se kombëtarja shqiptare është fantastike dhe se fanella i ‘peshon’ rëndë.

“Gjysma e këtyre lojtarëve shqiptarë që po luajnë në këtë Kampionat Europian në Gjermani janë përzgjedhur praktikisht nga unë. Meqë ra fjala, 12 vitet e mia në Shqipëri nuk kanë shanse të thyhen nga askush, do të mbeten rekord.

Shqipëria është një kombëtare shumë e rrezikshme. Do ta krahasoja me Vatrenin (epiteti i kombëtares kroate) tonë të vitit 1998. Ashtu siç ne kishim një ngarkesë të madhe kombëtare atëherë, ashtu kanë edhe ata sot. Në fakt, e thashë gabim, ata kanë gjithmonë ngarkesën maksimale kombëtare, në çdo lojë që luajnë, nuk ka rëndësi nëse ka qenë miqësore apo le të themi Europian. Për ta, të luash për Kombëtaren është gjëja më e lartë që mund të përjetohet. Po ata janë njësoj si ne, Kombëtarja është e shenjtë për ta. Më parë ishin naivë taktikisht, tani janë rritur shumë.

Shqipëria luan futboll sulmues, sulmi është në gjenet e tyre, ata kanë mentalitet sulmues. Me Rejën, dhe më parë me Xhani de Biazin, loja ishte më e mbyllur, një ‘bunker. Ish-përzgjedhjet luanin me pesë lojtarë prapa, Silvinjo luan me katër, ata kanë sulmues krahu. Fitoret kundër Republikës Çeke dhe Polonisë në grupin e tyre kualifikues për Kampionatin Europian treguan se Shqipëria mund të luajë mirë dhe të jetë e fuqishme.

Çfarë pret realisht publiku shqiptar nga turneu në Gjermani, pasi në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë kanë patjetër statusin e jo favoritit? –  Ata kanë një mentalitet të tillë që mendojnë se mund të mposhtin këdo. Ata duan të mposhtin njëri-tjetrin, të sulmojnë, prandaj ishpërzgjedhësit nuk u përshtaten, edhe pse De Biasi i çoi në ‘Euro 2016’ të Francës. Publiku pret shumë prej tyre, shqiptarët janë të tillë, mendojnë se Kombëtarja e tyre mund të fitojë e dalë kampione Europe.

Ylli i Shqipërisë? Armando Broja është ndoshta lojtari i tyre më i mirë. Ai është një sulmues që fshihet, vjedh topin dhe largohet! Ai është një sulmues shumë i rrezikshëm. Ai është jashtëzakonisht i shpejtë, me dhe pa top. Ai i vë në gjumë mbrojtësit, pastaj shkëlqen dhe godet si rrufe. Ata kanë një mbrojtje mjaft solide të drejtuar nga Berat Gjimshiti, i cili luan për Atalantën. I shkëlqyer është edhe kapiteni Elseid Hysaj, lojtar i Lacios. Ai është përgjegjës, vjen në sulm, vazhdimisht përpiqet të marrë iniciativën përpara. Më pëlqen edhe i riu Mario Mitaj, mbrojtësi i majtë i Lokomotiv Moskës.

Në sulm është i rrezikshëm edhe Rej Manaj i Sivassporit, i cili për shembull ishte në ekipin B të Barcelonës. Mua më pëlqen edhe Ernest Muçi nga Beshiktashi, njëherë ia kam sugjeruar Dinamos, por nuk u interesua.

Portierët? Berisha është portieri i parë, sepse është më me përvojë dhe tejet racional. Strakosha nuk shteron shumë, i ngjan Livakovicit tonë. Ai është një portier vërtet i mirë.

Më shumë minuta për Arbër Hoxhën? – Mendoj se mundet. Pra, Shqipëria është vërtet e mirë, por kur vjen puna te ndeshja e radhës me Kroacinë, nuk mendoj se kanë çfarë të shpresojnë, jemi akoma më mirë. Sigurisht që duhet të jemi të kujdesshëm, por tri pikët duhet të jenë tonat”, ka theksuar ish-trajneri i Kombëtares  U-17.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga