
Italia dhe Shqipëria do të përplasin “brirët” në “Signal Iduna Park” në orën 21:00, ndërkohë shqiptarët kanë mbushur shkallët e stadiumit.
Teksa na ndajnë edhe disa minuta që loja të fillojë, shqiptarët janë akomoduar në ndenjëset e tyre, duke dhuruar pamje magjike, që padyshim mbushim me lot gëzimi sytë e çdo shqiptari, kudo nëpër botë.
“Signal Iduna Park” “flakëron” nga flamujt kuqezi dhe kumbojnë këngët patriotike shqiptare.
Tifozët e kanë bërë të tyren, tani është radha e lojtarëve në fushë që të gëzojnë zemrat e miliona shqiptarëve!
Poll