Sonte në 21:00 luhet ndeshja mes Anglisë dhe Serbisë, që vlen për Europianin e Gjermanisë. Për këtë takim nuk kanë munguar incidentet, teksa së fundmi mediet angleze raportojnë se janë përfshirë dhe tifozë shqiptarë.
Bashkë me anglezët, tregohet se shqiptarët kanë sulmuar serbët. Përfshirja e shqiptarëve mund të ketë ardhur për shkak të miqësisë që ruajnë me disa grupe angleze, që mbështesin "3 Luanët". Në video të ndryshme transmetohen pamjet e dhunës, teksa policia ka ndërhyrë më pas.
Takimi mes dy përfaqësueseve është cilësuar si me rrezikshmëri të lartë. Kjo për shkak të huliganëve që udhëtojnë për t'i mbështetur.
Poll