Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

ZYRTARE/ Një hall më pak për Sylvinhon, sulmuesi i Kroacisë dëmtohet dhe largohet nga grumbullimi

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një hall më pak për Sylvinhon, sulmuesi i Kroacisë
Kroacia

Lajme të këqija për Kroacinë para sfidës me Shqipërinë. Sulmuesi i kroatëve, Nikola Vlasic është dëmtuar dhe nuk do të mund të luajë në ndeshjet e mbetura të grupit B.

Sulmuesi që luan me Torinon është detyruar të braktisë kombëtaren kroate për shkak të dëmtimit që ka marrë. Lojtari ka probleme muskulore, të cilat e kanë penguar të jetë i gatshëm për Zlatko Dalic.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që ky dëmtim i ri do të më pengojë të ndihmoj skuadrën. Kam bërë gjithçka që është e mundur për të qenë gati dhe dua të falënderoj trajnerin dhe stafin e trajnerëve për mundësinë. Besoj në këtë ekip dhe jam i sigurt se do t’ia dalin – do të jem tifozi i tyre më i madh!”, tha Vlasic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga