Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Humbi penalltinë dhe shpërtheu në lot, Cristiano Ronaldo: Ky është Europiani im i fundit, më vjen keq për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi penalltinë dhe shpërtheu në lot, Cristiano Ronaldo: Ky
Cristiano Ronaldo

Portugali kaloi me shumë vuajtje në çerekfinalen e Euro 2024, ku kjo sfidë vendos pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0. Cristiano Ronaldo ishte një nga lojtarët që pati në këmbët e tij fatin për të kualifikuar portugezët që në shtesën e parë, por luzitani humbi një 11-metërsh.

Gjuajta e CR7 u prit nga Oblak, i cili i tha “JO” golit të portugezit. Këtë moment 39-vjeçari e përjetoi shumë keq, ndërsa në pushimin mes shtesave shpërtheu në të qara. Pas ndeshjes Ronaldo theksoi se ky është Europiani i tij i fundit, ndërsa nuk nguroi t’u kërkonte falje tifozëve.

“Sigurisht që ky është Europiani i fundit për mua. Por, unë nuk motivohem nga ky fakt, ajo që më mua më motivon dhe më shtyn përpara është entuziazmi.

Penalltia e gabuar? Më vjen keq për tifozët. Unë do të jap gjithnjë maksimumin për këtë fanellë, pavarësisht nëse gaboj apo jo. Do ta bëj këtë për të gjithë jetën time. Jam nga ata që marrin përgjegjësi”, ka deklaruar Ronaldo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga