
Granit Xhaka
Granit Xhaka është lojtari ku të gjithë te Zvicra i kanë sytë aktualisht. Kapiteni i "helvetëve" i është nënshtruar testeve mjekësore, pasi ka shfaqur probleme në stërvitje.
Gjithçka ndodhi para ndeshjes me Italinë, që u fitua 2 me 0. Dhe pse u duk se nuk kishte asgjë serioze, Xhaka ka pohuar pas ndeshjes se pati shqetësime gjatë 90 minutave.
Tashmë pritet përgjigjia përfundimtare nga mjekët. Xhaka konsiderohet shtylla e mesfushës për Zvicrën, që po kalon një Europian ëndrrash.
Kujtojmë se takimin e radhës e luajnë në çerekfinale kundër Anglisë. Kjo sfidë merr jetë më 6 korrik prej orës 18:00.
Poll