
Franca do të luajë përballë Belgjikës ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf do të startojë në orën 18:00.
Tashmë dy trajnerët, Didier Deschamps dhe Domenico Tedesco kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj supersfide.
Belgjika ka në fushë më të mirët, duke zbritur të gjithë artilerinë e rëndë, ndërsa Franca pavarësisht lojtarëve të mirë në fushën në lojës ka në stol edhe shumë yje si Pavard, Camavinga, Dembele, Giroud apo Kingsley Coman.
Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Francë – Belgjikë.
FORMACIONET ZYRTARE:
Franca: Maignan, T.Hernandez, Upamecano, Saliba, Kounde, Tchouameni, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe, Thuram. Trajner: Didier Deschamps
Belgjika: Casteels, Theate, Faes, Vertonnghen, Castagne, Onana, Carrasco, De Bruyne, Openda, Doku, Lukaku. Trajner: Domenico Tedesco