Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

E KONFIRMUAR/ Sylvinho “fërkon” duart, 3 mungesa të sigurta për Spanjën nga mbrojtja në sulm

Shkruar nga NEWSPORT
E KONFIRMUAR/ Sylvinho “fërkon” duart, 3 mungesa të
Sylvinho

Shqipëri – Spanjë do të mbyllë nesër(21:00) rrugëtimin e dy përfaqësueseve në grupin B. Spanja e luan këtë ndeshje për statistikë, pasi ka siguruar kualifikimin për më tej si vend i parë. Në anën tjetër Shqipëria do ia dilte me siguri vetëm përmes fitores në Dyseldorf.

Spanja do të ketë 3 mungesa të sigurta për takimin e nesërm. Bëhet fjalë për mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin ku nuk do të jenë të disponueshëm respektivisht Nacho, Rodri dhe Perez.

Vetëm Rodri mungon për shkak kartonësh. Dy mungesat e tjera janë konfirmuar nga stërvitja e fundit e Spanjës. Nacho dhe Perez u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër.

Kështu mund të themi se Sylvinho “fërkon” duart. Trajneri brazilian i Kombëtares shqiptare duhet të hedhë në fushë më të mirët, për të ndalur kryesuesit e “Grupit të Vdekjes” në Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga