
Nicolo Barella alarmoi të gjithë Italinë teksa pësoi një dëmtim pak ditë më parë. Mesfushori i Interit pritej të ishte titullar përballë Turqisë, por më pas nuk u ftua fare pas shqetësimit që mjekët raportuan te stafi teknik.
Të gjithë prisnin në ankth rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të cilat kanë mbërritur mëngjesin e sotëm. Spalleti mund të qëndrojë i qetë pasi fati është me mesfushorin në këto momente. Barella ka vetëm lodhje të muskujve dhe do të rikthehet së shpejti në stërvitje me grupin e plotë.
"Futbollisti Nicolò Barella kreu testet diagnostikuese mëngjesin e sotëm, të cilat tregojnë përparimin e pritshëm në rikuperimin e tij nga lodhja e muskujve të pësuar ditët e fundit. Prandaj futbollisti do të vazhdojë programin e paracaktuar të punës, me synimin për t'u rikthyer në detyrë me grupin në ditët në vijim”, shkruhet në njoftimin e Federatës.
Ndeshja e parë e Italisë në Euro 2024 do të jetë përballë Shqipërisë, pas 7 ditësh, më 15 qershor në orën 21:00 në Dortmund.