Portugalia dhe Franca do të përballen mes tyre mbrëmjen e nesërme në orën 21:00. Një duel që do të zhvillohet në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Një sfidë “titanësh” mund ta konsiderojmë këtë përballje. Në fushë do të vihen kundër njëri –tjetrit Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappe. Pikërisht ky i fundit ka folur në konferencën për shtyp para duelit me Portugalinë.
Kapiteni i “Gjelave” ka theksuar se Ronaldo është unik, por edhe Leao sipas tij është shumë i rrezikshëm.
"Përballja me Ronaldon? Ai është unik! Është vetëm një. Unë thjesht dua të ndjek rrugën time. Shpresoj të shkruaj një faqe të mrekullueshme në historia e Real Madridit, por do të jetë një nder të përballem sërish me të, të gjithë e dinë admirimin që kam për të.
Portugalia? Kur luan kundër një ekipi si Portugalia është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-shokët e mi të PSG-së. Kampionati Evropian është një garë e forteë. Atje janë skuadra të shkëlqyera, janë episodet që vendosin ndeshjet”, ka përfunduar sulmuesi francez.