Franca do të luajë përballë Belgjikës ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf do të startojë në orën 18:00.
Një ndeshje mjaft e fortë dhe e rëndësishme për të dyja ekipet, por më shumë për trajnerin e Francës, Didier Deschamps. Ky i fundit ka kontratë me kombëtaren franceze deri në Kupën e Botës 2026, por ndeshja e sotme është vendimtare.
Në rast se Franca do të mposhtet nga Belgjika, pozitat e Deschamps do të luhateshin, me teknikun 55 vjeçar që do të rrezikonte edhe shkarkimin nga detyra.
Tashmë pritet të shihet nëse Franca e tij do ia dalë që të kalojë më tej në Europian, duke i shpëtuar dhe vendin e punës trajnerit.