
Franca
Një lajm i mirë vjen për Didier Deschamps dhe Francën. Titullari i Milan ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm të zbresë në fushën e lojës.
Bëhet fjalë për Mike Maignan, i ka hedhur prapa-krahëve dëmtimin që kishte në gishtin e vogël të dorës dhe është rikuperuar në kohë. Në këto kushte gardiani do të jetë i gatshëm për Kmapionatin Europian me “Gjelat”.
28-vjeçari për shkak të këtij dëmtimi ka munguar në 6 ndeshje të Milan. Maignan është gardiani titullar i Francës dhe në Euro 2024 do të ketë “çelësat” kryesorë të ekipit.
Poll