Mbrëmjen e sotme do të luhen ndeshjet e fundit të kualifikueseve, ku do të mësohen edhe skuadrat e radhës që do të presin biletën për në Gjermani vitin e ardhshëm. Më interesante janë ndeshjet e grupit D, ku do të luftohet për një biletë.
Kroacia pret Armeninë në orën 20:45 dhe kroatët kanë detyrim vetëm 3 pikët për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion, pasi në se humbasin dhe Uellsi mposht Turqinë do të mbetnin jashtë Euro 2024. Uellsi do të kualifikohej si e dytë e grupit, pasi turqit kanë prerë biletën për në Gjermani.
Ndërkohë në fushë do të zbresë edhe Kosova. “Dardanët” do të synojnë fitoren ndaj Bjellorusisë në “Fadil Vokrri” për të mbyllur kualifikueset me fitore. Gjithashtu Zvicra do të duelojë në transfertë me Rumaninë në po të njëjtën orë. Edhe Franca luan në transfertë ndaj Rumanisë.
Formacionet Zyrtare:
Kosova – Bjellorusi
Greqi – Francë
Rumani - Zvicër
Andorra – Israel
Kroaci – Armeni
Uells – Turqi