
Përveç Shqipërisë që do të luajë në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe, në mbrëmjen e sotme do të zhvillohen edhe 6 sfida të tjera në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.
Ndeshjet më interesante janë, Çeki – Moldavi, të cilat janë pjesë e grupit të Kombëtares kuqezi. Të dyja këto ekipe kërkojnë fitoren që do tu sillte kualifikimin. Për të arritur këtë të fundit, Republikës Çeke do t’i bënte punë edhe barazimi.
Në krahun tjetër, kampionët e Europës në fuqi, Italia, do të përballet në “finalen” me Ukrainën. Të dy kombëtaret janë në kuotën e 13 pikëve, teksa në këtë ndeshje të fundit, 3 pikëshi është “detyrë”.
Në ndeshjet e tjera, Maqedonia e Veriut do të presë Anglinë në shtëpi, San Marino do të përballet me Finalndën dhe Kzakistanin luan në transfertën sllovene. Ndërsa Irlanda e Veriut luan në shtëpi përballë Danimarkës.