
Gjermania prej disa ditësh tashmë është pa një timonier, me Hansi Flick që u shkarkua pas rezultateve negative në kualifikueset e Euro 2024. Drejtuesit prej ditësh tashmë vazhdojnë punën për gjetjen e një zëvendësuesi dhe duket se nuk kanë shkuar shumë larg.
Sipas mediave gjermane raportohet se tashmë Federata Gjermane e Futbollit ka një akord me Julian Nagelsmann. Ky i fundit është pa një ekip që prej largimit nga Bayern Munich sezonin e kaluar.
Kampionët e Bundesligës patën kontratë me Nagelsmann dhe duket se tashmë palët janë liruar nga diçka e tillë dhe ish-timonieri i bavarezve është i lirë të marrë drejtimin e Gjermanisë. Euro 2024 do të luhet pikërisht në Gjermani, ku kombëtarja gjermane kërkon të jetë protagonist.