Skënderbeu do të luajë nesër ndaj Teutës ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit në Superligë. Ilir Daja është detyruar të zëvendësojë disa nga titullarët. Enis Gavazaj ka dy ditë që nuk stërvitet me ekipin dhe Daja ka vendosur të mos ta rrezikojë në takimin e nesërm.
Në vend të Gavazajt pritet të aktivizohet Taku, ndërkohë që nga dëmtimi kthehet dhe Mici i cili do ndihmojë skuadrën përballë Teutës. Në dispozicion të Dajës nuk do të jetë as Bruno Lulaj i cili mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi. Benejam Demte do të jetë një tjetër mungesë e rëndësishme. Ai është rikthyer në Etiopi gjithmonë me leje nga klubi.
Formacioni i mundshëm:
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Taku, Soue, Xhejms;
Trajner: Ilir Daja
