Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Estradë në Kosovë/ 17 minuta shtesë, portieri hap këmbët në finalen e mbijetesës (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Estradë në Kosovë/ 17 minuta shtesë, portieri hap

Superliga e Kosovës ka ulur siparin e e saj sot me 5 ndeshjet e luajtuar. Kur fitimi i kampionatit ishte vendosur në që në javën e 35-të, mbijetesa ishte në fazën e saj më të nxehtë. Freizaj dhe Trepça 89 ishin dy skuadrat të cilat luftonin për një vend në Play-Out.

Freziaj ka arritur të sigurojë vendin e 8-të pas fitores në shtëpi me Dukagjinin. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 14-të me naë të Shabanit duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avatanzhin 1-0.

Pjesa e dytë nisi me ritme të ulta nga të dyja skuadrat por ishin miqtë që arritën të barazonin në minutën e 82-të më anë të John. Me këtë rezultat Ferizaj ishte e qetë pasi rivalët po humbisnin përballë Prishtinës. Por asgjë nuk kishte mbaruar pasi në minutën e 97-të Trepça arriti të përmbyste bardheblutë dhe ky rezultat çonte automatikisht Freizajn në Kategorinë e Parë.

Por skuadra e Freizajt nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit pasi në këtë takim ishin akorduar plot 17-të minuta shtesë.  Duhej të vinte minuta e 14-të shtesë që Ferizaj të shënonte golin e dytë me anë të Fazliut. Por ajo që bie në sy është reagimi i portierit të Dukagjinit në momentin e golit, ku ai bënnjë veprim që tregonm qartë se e lejon vetë topin të depërtojë.

Në këtë mënyrë Trepça 89 vitin e ardhshëm do të luajë një kategori më poshtë ndërsa Ferizaj e ka dhe një mundësi për të qëndruar mes më të mirave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga