Ansu Fati është një nga lojtarët vendimarë te skuadra e Barcelonës. 20-vjeçari ka qenë i pafat për shkak të disa dëmtimeve që ka marrë, por sa herë që është thirrur në aksion ka qenë vendimtarë me gola dhe asiste.
Për Fati interes ka treguar skuadra e Tottenham. Anglezën dëshirojnë që gjatë merkatos së verës të provojnë transferimin e tij në Premier League, edhe pse dëshira e vetë lojtarit është qëndrimi në “Camp Nou”.
Sipas “ Daily Express” “Spursat” janë të gatshëm të paguajnë çdo shifër që katalanasit kërkojnë për ta lënë të lirë sulmuesin, pasi dëshirojnë të shtojnë alternativa të reja në repartin e avancuar.