
Maliqi vazhdon përforcimet në këtë merkato dimri. Drejtuesit kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të talentuar, Klesti Blaceri.
20-vjeçari vjen nga radhët e Pogradecit, teksa në pjesën e dytë të sezonit do të mbajë veshur fanelën e Maliqit. Në të kaluarën mbrojtësi ka qenë pjesë e të rinjve të Tiranës, ku edhe është shpallur kampionë.
Lojtari menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Beqiri, me këtë të fujd it që do të ketë një alternativë më shumë për repartin e mbrojtjes.
“ZYRTARE ✅️
Mbrojtësi Klesti Blaceri është përforcimi i parë në merkaton e janarit. 20-vjeçari vjen nga kryesuesit e Pogradecit, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Tiranës ku u shpall dhe kampion. Prej ditës së djeshme lojtari ka dalë në stërvitje duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Beqiri.
Suksese ”, ka shkruar klubi i Kategorisë së Dytë.