Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Është një padrejtësi që Messi fitoi Topin e Artë", Agjenti i portugezit kundër sulmuesit të Barcelonës: Ronaldo është më i mirë në histori

Shkruar nga NEWSPORT
"Është një padrejtësi që Messi fitoi Topin e

Leo Messi ishte fituesi i Topi të Artë për këtë vit. Sulmuesi argjentinas mposhti Van Dijk dhe Ronaldon duke fituar kështu Topin e Artë të 6-të personal. Në një prononcim për mediat ka folur edhe agjenti i sulmuesit portugez, Jorge Mendes. Sipas tij është një padrejtësi që Messi e fitoi këtë vit, e nëse Ronaldo do të luante ende në Madrid do të ishte ai fituesi.

"Sekreti i suksesit tim është puna, ju duhet të punoni 24 orë në ditë, ju duhet të flini me sy të hapur.

Joao Felix dhe Ronaldo? Dy lojtarë të shkëlqyeshëm, CR7 është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror. Para Ronaldos, Portugalia nuk fitoi asgjë, me Ronaldon fituese në Ligën e Evropës dhe Kombeve. Ronaldo ka ndryshuar historinë e futbollit, e ka bërë një vend të vogël si Portugalinë të shkëlqyeshëm. Kur arriti në Real Madrid ai i dha fund sundimit të Barcelonës. Nuk ka krahasime, Cristiano është më i miri.

Çfarë mendon Ronaldo për Joao Felix? Ai është një djalë i ri, me talent, i cili duhet të punojë.

Ronaldo nuk e fitoi Topin e Artë? Ai e meritonte ta fitonte atë të paktën një herë në dy vitet e fundit. Nëse ai do të kishte luajtur akoma te Real Madrid ai do të fitonte përsëri Topin e Artë. Ai mund ta fitojë atë vitin e ardhshëm.

 Si e mori Ronaldo lajmin që Messi fitoi Topin e Artë? Mund të them atë që mendoj, për mua është një padrejtësi, Cristiano mendon vetëm për të punuar dhe fituar atë vitin e ardhshëm".

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga