Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Është një ëndërr të luaj në Champions League”, Gakpo me emocione para debutimit në Champions me Liverpool-in: Mezi po pres

Shkruar nga NEWSPORT
“Është një ëndërr të luaj në Champions

Sulmuesi i Liverpool, Cody Gakpo ka folur për mediat angleze në vigjilje të sfidës kundër Real Madrid ditën e nesërme. Hollandezi që u ble nga skuadra e PSV këtë merkato dimri, nuk ka luajtur më parë në Champions. Nesër ai do të bëjë debutimin përballë kampionëve të “Los Blancos”. Ai ndihet i gatshëm për diçka të tillë dhe mezi pret të futet në fushën e lojës.

“Ambjentimi në Premier League? Është një ndjenjë e mrekullueshme të shënosh golin tënd të parë në një ndeshje të rëndësishme si derbi i Merseyside. Ishte një mënyrë e mirë për të filluar të shënosh dhe pastaj ta vazhdosh kundër Neëcastle. Ne treguam se po rikuperohemi nga një periudhë e vështirë dhe nesër kemi një ndeshje të mrekullueshme. Kemi mundësi për të treguar se jemi kthyer në rrugën e duhur.

Aktivizimi? Më duhet të përshtatem me mjedisin e ri, ligën e re, vendin e ri. Ka shumë gjëra me të cilat duhe të përshtatem dhe kjo është sfida më e madhe për mua. Shokët e ekipit kanë qenë fantastikë. Që nga dita e parë janë përpjekur të më ndihmojnë. I gjithë klubi ka qenë i mrekullueshëm. Unë u jam mirënjohës të gjithëve.

Real Madridi? Mezi po e pres me padurim. Më duhet të tregoj se mund të performoj në atë nivel dhe jam i etur për ta bërë këtë. Kjo është një nga kompeticionet më të mëdha në botë. Është një ëndërr për çdo lojtarë të luaj në të.

Pozicioni që preferoni të luani? Dy vitet e fundit kam luajtur në të majtë, por në Kupën e BOtës luajta në qendër. Kur arrita këtu, fola me trajnerin dhe më tha se mund të luaja në të majtë ose në qendër. Thjesht po përpiqem të përshtatem sa më shumë që të jetë e mundur dhe sa më shpejt”, ka përfunduar Gakpo.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga