Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Është një ëndërr e imja që të luaj me ty”, videoja ku PELE dhe MARADONA sfidojnë njëri-tjetrin bëhet virale në internet

Shkruar nga NEWSPORT
“Është një ëndërr e imja që të luaj me
Veshi jonë është rrahur shpesh të dëgjojë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë lojtarët më të mirë në futboll. Padiskutim që CR7 dhe “Pleshti” kanë dhuruar shoë në dekadat e fundit, por tek tifozët që janë të “dashuruar” pas futbollit, në mendje iu vijn ëtë tjerë lojtarë. Diego Maradona dhe Pele. Njëri tashmë një “ëngjëll” në qiell dhe tjetri i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Përgjatë karrierave të tyre, Maradona ka 356 gola në 679 ndeshje, kurse Pele ka 1,281 gola në 1,363 ndeshje, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet miqësore dhe ato jo zyrtare. Po ashtu, të dy kanë arritur ta fitojnë Kupën e Botës me kombëtaret e tyre, Maradona fitoi Botërorin e vitit 1986, kurse Pele e ka fituar Kupën e Botës tri herë (viti 1958, 1962 dhe 1970).Por, dyshja nuk kanë luajtur asnjë ndeshje kundër njëri-tjetrit. Sidoqoftë, Maradona dhe Pele u takuan për herë të parë kur argjentinasi udhëtoi drejt Rio de Janieros për ta takuar brazilianin. Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur Maradona dhe Pele gjenden së bashku në një emision. Maradona i thotë: “Është një ëndërr e imja që të luaj një lojë me kokë me ty”, dhe Pele pranon menjëherë.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga