Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka folur për të ardhmen e futbollistit Ivan Toney, mes thashethemeve që po qarkullojnë për transferim e tij në Arsenal dhe Chelsea.
Frank tha se Toney është në formë dhe se shpreson dhe uron që nga 1 shkurti i 2024, Ivan të jetë lojtar i Brentfordit dhe mos ketë një transferim të tij në skuadra të tjera.
"Të gjithë e panë atë që bëri vitin e kaluar. Nuk është se ai theu një këmbë, kështu që ai është në super formë dhe ndoshta edhe më ambicioz për të arritur sukses. Dua të shpresoj dhe mendoj se ai do të jetë lojtar i Brentfordit më 1 shkurt”, tha ai.
Kujtojmë që Toney aktualisht po kalon javët e fundit të pezullimit tetë-mujor të tij pasi pranoi se kishte shkelur rregullat e basteve të FA-së në fillim të këtij viti . E teksa shumë shpejt futbollisti so të lejohet të luajë në fushën e blertë, Arsenali dhe Chelsea që thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin e tij kur të hapet dritarja e transferimeve dimërore.