Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Është në qendër të kritikave, GALTIER i tronditur: Gjithmonë i kam respektuar, ia kam lënë në dorë drejtësisë

Shkruar nga NEWSPORT
Është në qendër të kritikave, GALTIER i tronditur:

Javën e kaluar PSG-ja u përball me Nicen në sfidën e javës së 30-të të Ligue 1, takim që përfundoi 2-0 në favor të parisienëve. Por në këtë takim trajneri Christophe Galtier përfundoi në qendër të kritikave dhe racizmit nga tifozët e skuadrës së Nice. Këto kritika i referohen periudhës kur 56-vjecari drejtonte Nicen.

Tashmë timonieri i kampionëve të Ligue 1 ka thyer heshtjen dhe ka folur për këtë akuza ndaj tij, ndërsa këtë e bëri në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Lens.

“E gjithë jeta ime si njeri, si futbollist apo si trajner është diktuar nga dëshira për të ndarë, për të respektuar të tjerët.

Si shumë prej jush, unë jam thellësisht i tronditur nga komentet që kanë ardhur. Ata më goditën thellë. Unë isha një fëmijë nga një lagje e varfër, i rritur në një mjedis të përzier. Vlerat që unë mbaj janë ndarja dhe respekti për të tjerët. Gjithë jetën si burrë, si futbollist apo si trajner e ka diktuar dëshira për të ndarë, për të respektuar të tjerët, nuk mund të pranoj që emri im dhe i familjes sime të ndotet në këtë mënyrë, ndaj bëra një ankesë dhe unë kam besim te drejtësia, që të funksionojë me qetësi, nuk do t’i përgjigjem më pyetjeve për këtë temë”, është shprehur Galtier.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga