Gonzalo Higuain në daljen e tij të fundit për mediat ka cituar një shpehje që nënkupton fundin e karrierës së tij. Higuain është pjesë e Inter Miami në Amerikë dhe po mendon të mbyll karrierën me futbollin e luajtur në fund të sezonin në MLS.
34 vjeçari në deklaratën e tij është shprehur: “Ka ardhur dita për të thënë lamtumirë futbollit”. Nuk kanë munguar as falenderimet e Higuain për ekipet që ka qenë pjesë ku mes emocionesh tha se vendimi për t’u larguar nga futbolli është i menduar mire dhe me kohë.
Deklarata e "Pipita" Higuain:
“Ka ardhur dita për t'i thënë lamtumirë futbollit. Një profesion që më ka dhënë aq shumë dhe ndihem i privilegjuar që kam jetuar me momentet e tij të mira dhe të këqija. Dua të falënderoj çdo staf teknik që më ka trajnuar: Club Palermo, River Plate, Real Madrid, Argjentinë, Napoli, Milan, Chelsea dhe në fund Inter Miami. Do të kem momente të bukura me vete në mendjen dhe në zemrën time. Kam pasur një karrierë të paimagjinueshme dhe kam arritur më shumë sesa mund ta imagjinoja. Është një vendim që kam marrë tre apo katër muaj më parë. Do të ishte një ëndërr të përfundoja karrierën time si kampion në MLS, kur je një lojtar i madh me atë lloj eksperience dhe aftësie, mund ta mbani ekipin në shpinë”.
Foto:
[caption id="attachment_661078" align="alignnone" width="240"] Dybala, Ronaldo & Higuain[/caption]
[caption id="attachment_661080" align="alignnone" width="382"] Ronaldo, Dybala &Higuain[/caption]
[caption id="attachment_661081" align="alignnone" width="459"] Gonzalo Higuain World Cup 2014[/caption]
[caption id="attachment_661079" align="alignnone" width="437"] Higuain në MLS[/caption]