
Erzeni do të mbrëmjen e nesërme Tiranën në Niko Dovana në orën 19:00 për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Shijakasit vijnë pas fitores ndaj Kukësit ndërsa bardhelbutë futen në këtë sfidë me petkun e kryesuesit dhe do të tentojnë të dalin të tillë edhe në fund të saj.
Përballja e parë mes tyre u fitua nga ekipi i Kapllanit në Elbasan Arena me rezultatin minimal 0-1 dhe në tjetër rezultat pozitiv do të tentohet edhe nesër. Por, për të arrirë këtë, Erzeni fton tifozët e tyre që t’i mbështesin sërish në shkallët e stadiumit. Klubi ka mundësuar autobusa pa limit nga Shijaku në Durrës dhe prezenca pritet të jetë mjaft e lartë.
Së fundmi, Erzeni në rrjete sociale njofton publikun se sektori i tribunës përballë (karshia) do të jetë falas, për të tërhequr sa më shumë tifoë të jetë e mundur në shkallët e stadiumit për këtë përballje spektakolare.