Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ermal Meta debutoi në derbin ndaj Dinamos, Tirana krenohet me talentet bardheblu: Po ecin me hapa kampionësh

Shkruar nga NEWSPORT
Ermal Meta debutoi në derbin ndaj Dinamos, Tirana krenohet me talentet

Tirana luajti ndaj Dinamos sfidën e javës së 10-të të Superiores, teksa në “Selman Stërmasi” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Në këtë sfidë Julian Ahmataj kishte disa mungesa në qendrën e mbrojtjes, pasi Najdovski dhe Lulaj janë të dëmtuar.

Timonieri i bardhebluve i besoi një vend titullari një 18-të vjeçari. Ermal Meta debutoi me fanelën bardheblu te skuadra A, ndërsa në fushë edhe pse i ri në moshë spikati me aftësitë e tij. Duket se tashmë bardheblutë kanë zbuluar një tjetër talent për të ardhmen.

Por përveç Metas në fushë ishte edhe një tjetër lojtar i akademisë, Hajrulla Tola. Kryeqytetasit krenohen me “produktin” e tyre, ndërsa shprehen se po ecin me hapa kampionësh.

“Ermal Meta debutoi në Superiore me skuadrën tonë në ndeshjen ndaj Dinamos. Pavarësisht se vetëm 18 vjeç, qendërmbrojtësi spikati në fushë dhe ishte nga më të dalluarit.

Një tjetër talent që po i jepet hapësirë në ekipin e parë bardh’ e blu, është Hajrulla Tola. Mesfushori 19-vjeçar ka debutuar sezonin e kaluar me Tiranën në ndeshjen e fundit të kampionatit, teksa është aktivizuar këtë sezon përballë Dinamos dhe Egnatias.

Kjo dëshmon se kampi bardheblu rreshton kampionët edhe në Akademinë e Futbollit Tirana. Këta të rinj që nuk u dorëzuan kurrë në rrugën drejt ëndrrës së tyre me fanellën më të bukur në botë, po ecin me hapa kampionësh edhe në aktivizimet e tyre në ekipin e pare”, ka shkruar klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga