Ballkani i Ilir Dajës nuk ka shkuar më shumë se barazili 1-1 me Trepça ’89. Në sfidën e zhvilluar në “Riza Lushta” të parët do të kalonin në avanatazh mitrovicasit në minutën e 74-të, kur Abdulah Oyekanmi mposhti portierin e Ballkanit.
Për të barazuar shifrat mendoi Ermal Krasniqi, i cili në minutat shtesë të takimit do iu dhuronte 1 pikë kampionëve të Kosovës.
Pas këtij barazimi skuadra e Ilir Dajës renditet në vendin e dytë në klasifikim me 34 pikë, ndërsa Tremça ’89-shi tani ka 19 pikë në vendin e parafundit.
Poll