Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Erion Veliaj reklamon suksesin e Tiranës në Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
Erion Veliaj reklamon suksesin e Tiranës në Conference League

Erion Veliaj ka uruar Tiranën për suksesin e arritur në Kupat e Europës, teksa arriti të kualifikohej në turin e dytë të Conference League.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku motivon bardheblutë për fitoren e arritur në Gjeorgji. Në facebook-un e vet, Veliaj shkruante:

“Bravo!

Një super duartrokitje për çunat e KF Tirana të cilët triumfuan përballë skuadrës FC Dinamo Batumi të Gjeorgjisë , në ndeshjet e Europa Conference League! Forcaaaa më tej!”

Kujtojmë që Erion Veliaj ka deklaruar më parë se është tifoz i Partizanit. Por, si kryetar i Bashkisë së Tiranës bashkohet me suksesin e ekipit tjetër të kryeqytetit në Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga