
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag është një fans i madh i qëndërmbrojtësit Jurrien Timber. 21 vjeçari ishte titullar me Holandën në botërorin e Katarit dhe bëri paraqitje të mira. Timber e njeh mjaft mirë Ten Hag pasi të dy kanë bashkëpunuar më parë tek Ajax. Në verë pritet që klubi i Manchester United të shpërfaq interesimin e saj për mbrojtësin.
Kjo do të ishte blerja e tretë e Ten Hag nga Ajax që kur është bërë timonier i United. Verën e shkuar ai mori në “Old Trafford” Lisandro Martinez dhe brazilianin Antony. Edhe Timber u kërkua nga Ten Hag verën e shkuar por ai vendosi të qëndrojë në Amsterdam edhe një vit.
Poll