
Rauf Alijev nuk ia ka dalë të përmbushë misionin te Kukësi për të zëvendësuar kroatin Pejiç, qëllim me të cilin iu bashkua skuadrës verilindore në verë. Pas largimit të kroatit Pero Pejiç, u mendua se zëvendësuesi idela do të ishte lojtari i Kombëtares së azerbajxhanit, por nuk ka rezultuar kështu.
Vetë sulmuesi ka kërkuar të largohet drejt vendit të tij pasi te Kukësi nuk ka mundur të përshtatet duke prishur kështu marrëveshjen me klubin verilindor.
Problemi tani për Alijev është fakti se nuk mund të luajë me më shumë se dy skuadra brenda një sezoni, sikurse përcaktohet në rregulloren e FIFA-s. Kjo gjë mund të mbajë "peng" sulmuesin pas largimit nga Kukësi, pasi do t'i duhet të presë deri në fund të sezonit për të gjetur një skuadër të re.
[gallery columns="1" size="full" ids="183452"]