
Mesfushori shqiptar i Lacios Valon Berisha kërkon të largohet në janar nga ekipi italian. 25-vjeçari, i cili përfaqëson Kosovën në arenën ndërkombëtare nuk e ka garantuar vendin në formacionin bazë te bardhekaltërit dhe u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të nisë një eksperiencë të re larg Romës.
Futbollisti erdhi në kryeqytetin italian si bast i drejtorit sportiv Igli Tare për 7.5 milionë €, por Berisha ka zhvilluar në harkun e 5 muajve vetëm dy takime si titullar me Lacion duke qëndruar më tepër në stol. Sipas "Corriere dello Sport", Tare beson se Berisha mund të sigurojë vendin si titullar te Lacio, por lojtari i ka humbur shpresat dhe durimin.
Poll