
U mor me shumë bujë nga Arsenal në merkaton e janarit ku për të u bë një luftë e ashpër me Manchester City dhe në fund ishte Manchester United që siguroi shërbimet e Alexis Sanchez. Por kiliani po dështon në 'Old Trafordd' ku deri më tani ka shënuar vetëm 1 gol edhe atë me anë të një penalltie. Ish-sulmuesi i Barcelonës që fiton 600 mijë paund në javë duket se po rezulton një dështim i merkatos dhe te United kanë filluar ta krahasojnë me Di Marian.
Edhe argjentinasi u mor me shumë bujë nga Real Madrid në vitin 2015, por nuk arriti kurrë të ishte i suksesshëm në Angli dhe vetëm pas një sezoni u larguar nga ishulli për në drejtim të PSG. Drejtuesit e Manchester United kanë frikë se me kilianin mund të ripërsëritet e njëjta situatë si me Di Maria dhe kjo do ishte një humbje e madhe për 'djajtë e kuq' që kanë shpenzuar një pasuri për të siguruar Sanchez.