Epik! Tifozi hiqet si futbollist, jep autografe dhe bën foto me fansat (VIDEO)
Shkruar nga NEWSPORT
Një video e pazakontë është bërë virale brenda pak orëve, ku një tifoz i Bristol City hiqet si futbollist dhe jepte autografe e bënte foto me “fansat” e tij.
Video është realizuar mbrëmjen e së enjtes pas ndeshjes së Southampton kundër Bristol City, ndeshje e zhvilluar për Kampionatin e Anglisë.
Megjithatë , ai që “vodhi” shfaqjen në këtë ndeshje ishte një tifoz , i cili vendosi të “luajë” pak me tifozët, të cilët prisnin jashtë stadiumit për të takuar futbollistët e tyre të dashur.
I riu në një moment ka kaluar hekurat që ishin vendosur për të ndarë lojtarët nga tifozët dhe ka nisur të japë autografe, duke u shtirur si futbollist. Siç mund ta shihni mëposhtë video është bërë menjëherë virale dhe po bën xhiron e internetit.