
Enea Jorgji është padyshim arbitri shqiptar me eksperiencën më të madhe si në futbollin vendas, por mbi të gjitha në atë europian.Prej vitesh gjyqtari nga Elbasani ka mbajtur stemën e FIFA-s në kompeticionet madhore, por këtë sezon ai ishte lënë ‘pauzë’.
Mirëpo, tashmë ai është rikthyer teksa Sektori i Gjykimit në UEFA e ka caktuar të vendosë drejtësi në sfidën Union SG – Lugano, në kuadër të fazës Play-Off të Conference League. Sigurisht ai do të mbështetet nga një ekip gjyqtarësh shqiptarë ku asistentë do të jenë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj. Ndërkohë, gjyqtar i katërt për sfidën është caktuar Florian Lata.
Poll