
Ka përfunduar me rezultatin 1-0 pjesa e parë mes Real Sociedad dhe Sherif Tiraspol, e vlefshme për fazën e grupeve në Europa League. Enea Jorgji është gjyqtari kryesor i këtij takimi, i cili ka pasur shumë punë në 45 minuta. Elbasanasi ka nxjerrë 4 kartonë të verdhë si dhe 1 të kuq për skuadrën e Sherif Tiraspolit.
Në minutën e 25-të të takimit, Zohouri ndëshkohet me të verdhë për shkak të protestave ndaj vendimeve të gjyqtarit shqiptar me stemën e FIFA-s. 8 minuta më pas, Jorgji nuk heziton dhe e ndëshon me të dytin e verdhë duke e nxjerrë nga fusha e lojës. Ndërkohë goli i sfidës u shënua nga Sorloth në minutat shtesë të pjesë së parë.
Poll