
Ndeshja Videoton – Zaria Balti, e vlefshme për turin e parë të Europa League, është gjykuar nga një treshe gjyqtarësh shqiptarë, me kryesor Enea Jorgjin, ndërsa asistentë të tij ishin Ermal Barushi dhe Rejdi Avdo. Gjyqtari i 4-t ishte Klajdi Kola. Për t’u përmendur është fakti, që kryesori Enea Jorgji ka qenë mjaft i ashpër ndaj ekipit moldav, duke i dhënë “një dorë” Videotonit vendës. Ai ka nxjerrë dy kartonë të kuq për miqtë, njërin në fillim të pjesës së dytë dhe tjetrin në kohën shtesë. Ndeshja u mbyll me fitoren 3-0 të ekipit hungarez.
Poll