Cristiano Ronaldo zgjodhi Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën e tij futbollistike, ndërsa hoqi dorë kështu nga skuadrat europiane. Kontrata e nënshkruar me Al Nassr deri në vitin 2025 do t’i mundësojë portugezit fitime marramendëse, të cilatr kapin shifrën e 200 milionë eurove në vit.
Kjo ëhstë hera e parë që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të luajnë në dy kontinente të ndryshme në karrierën e tyre futbollistike, që në momentin që “Pleshti” debutoi me Barcelonën dhe CR7 me Sportingun e Lisbonës.
Sidoqoftë, dy nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit mund të takohen në muajin janar të vitit 2023. Sipas Achraf Ben Ayad, Paris Saint-Germaini do të luajë një ndeshje miqësore në Arabinë Saudite, kundër një ekipi të kombinuar me futbollistët e Al-Nassr dhe Al-Hilal.
Ndeshja raportohet se është caktuar për t’u zhvilluar më 19 janar. Në këtë mënyrë mund të shohim edhe njëherë dhe mbase për herën e fundit, një përballje mes Messit dhe Ronaldos dhe tashmë ëndrra e tifozëve të dy lojtarëve më të mirë në histori do të bëhet realitet.