Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ëndërroja të bëhesha polic, futbolli ishte thjesht një pasion

Shkruar nga NEWSPORT

Aktualisht është një prej mbrojtësve më të mirë të Bundesligës, por jeta e Mërgim Mavrajt mund të kishte qenë plotësisht ndryshe.Në të vërtet, Mavraj dëshironte të bëhej polic dhe ka ndjekur edhe disa kurse për të vazhduar këtë karrierë, i shtyrë gjithmonë nga ideja për të ndihmuar të tjerët.

“Unë nuk desha të bëhesha futbollist, më erdhi në mendje si mundësi vetëm kur Labadia te Darmshtad më bindi se jam i mirë aq sa duhet. Në të vërtetë desha të bëhesha polic, desha të luaja vetëm një vit futboll.

Përse desha të bëhesha polic? Sepse jam një djalë me origjinë emigrantësh që është rritur në një zonë problematike të Seligenshtad. Kishte gjithmonë probleme dhe mendoja se si një polic, do të kisha mundësinë për të ndryshuar diçka. Më ka tunduar gjithmonë që të mendoj për ligjin që të ndihmoj njerëzit”, tha futbollisti shqiptar për “Hamburger Abendblatt”.

WIW-2098-470x264

Shumë futbollistë të tjerë e kanë thënë një gjë të ngjashme, por Mavraj e kishte shumë seriozisht, aq sa bëri dy herë radhazi praktikë. “Në klasën e 9 dhe të 11, kam bërë praktikë 7 javë në Mulhaim. Kam bërë një të tillë edhe kur isha futbollist profesionist te Bohumi. Trajneri ynë, Stefan Kuntz, ishte gjithashtu një polic, ndaj kishte lidhje me zyrtarët në qytetin e Bohumit. Ndaj ai ma rregulloi që të punoja disa ditë përkrah policëve.

Një ditë, arrita të ndaloja me radar shokët e skuadrës si patrullë rrugore. Një herë zura me shkelje Vahid Hashemian, ai po ecte me shpejtësi 30 kilometra në një zonë ku mund të ecej me 70 kilometra në orë. Desha t’i hiqja patentën se po ecte shumë ngadalë”, tha duke qeshur Mavraj.

mavraj-1-470x468

Ai ndërkohë nuk pëlqen shumë politikat ndërkombëtare, ku sipas tij gjërat po bëhen gabim. Për kë do votoj këtë vit në Gjermani? Mendoja se zgjedhja është fshehtë (qesh). Sinqerisht nuk e di por do të shkoj të votoj. Do ta bëj dy herë, pasi ka zgjedhje edhe në Shqipëri.

Karriera e policit fatkeqësisht nuk mund të vazhdohet më, sepse mosha limit për regjistrimin është 31 vjeç. Por do të ishte e bukur të bëhesha politikan. Do të më pëlqente.

Poll

Lexo gjithashtu