Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak javësh një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj, ku më 26 mars do të përballen me Poloninë në transfertë. Duel shumë delikat dhe që luhet për llogaritë e “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.
E kur jemi vetëm pak javë nga kjo sfidë, shumë futbollistë janë gjithë sy e veshë nga Sylvinhos, se cilët do të jenë të përzgjedhurit të tij për këto takim. Por duket se fati për njërin prej tyre ishte kundër.
Stiven Shpendi paska qenë i pafat, pasi sulmuesi është dëmtuar . Lojtari që luan me Empolin në Seria B, mungoi në sfidën që skuadra italiane zhvilloi ditën e djeshme ndaj Catanzaro. Kjo pasi në stërvitje shqiptari ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë .
Shpendi do t’u nënshtrohet në ditët në vazhdim vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. Lojtari do të shpresojë që tmos ketë asgjë serioze dhe të rikthehet sa më shpejt në fushë, por koha e rikuperimit mbetet të mësohet në ditët në vazhdim.
