Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Ndërhyrje “horror” kundër Kristjan Asllanit nga ish-sulmuesi i Bayern Munich, “tërbohet” klubi i Besiktas

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndërhyrje “horror” kundër Kristjan Asllanit nga
Ndërhyrja "horror" e Sanes kundër Kristjan Asllanit

Po luhet pjesa e dytë në derbin e Stambollit mes Besiktas dhe Galatasaray. Deri në këtë moment, verdhekuqtë po fiojnë 1 – 0 me golin e bomberit Victor Osimhen.

Ama, gjithçka mund të kishte marrë tjetër drejtim, nëse arbitri Ergun, do kishte ndëshkuar me karton të kuq Leroy Sane në radhët e Galatasaray. Ish-sulmuesi i Bayern Munich vendos takën në kaviljen e mesfushorit të Shqipërisë Kristjan Asllani, teksa e la të shtrirë këtë të fundit mes dhimbjesh.

Kryesori vendosi vetëm karton të verdhë. Pak momente më parë, përmes postimit në rrjetet sociale, ka reagur edhe klubi i Besiktas, ndërsa krahas videos shkruan:

“Çfarë tjetër duhet të ndodhë???” Pavarësisht goditjes së marrë dhe dhimbjeve momentale, Asllani vijon të mbetet në lojë, tregues se është mirë fizikish, pa pasoja në dëmtim.

Për Kombëtaren, Kristjan Asllani është permanent nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, teksa Shqipëria do të përballet me Poloninë më datën 26 mars, faza “Play-Off” e Kupës së Botës.                          

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beşiktaş JK (@besiktas)

Poll

Lexo gjithashtu