Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi gol fantastik, futbollisti i Kombëtares shqiptare bën “ligjin” në Belgjikë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol fantastik, futbollisti i Kombëtares shqiptare bën
Arbnor Muja

Arbnor Muja vazhdon të shkëlqejë në Belgjikë dhe të marrë vëmendjen e tifozëve.  Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi një gol vendimtar për St. Truiden në fitoren 2-1 ndaj Cercle Brugge KSV.

Në minutën e 24-të gjeti rrugën e rrjetës, duke i hapur rrugë kështu edhe suksesit të skuadrës së tij. Padiskutim përveç golit fantastik, arriti të bënte një paraqitje mjaft pozitive në javën e 28-të të kampionatit belg.

Palë kësaj ai është zgjedhur edhe në formacionin e javës së Belgjikë. Nga “SofaScore” është vlerësuar gjithashtu edhe me notën 9.1, teksa vetëm një tjetër futbollist ka marrë notë më të lartë se shqiptari.

Shënoi gol fantastik, futbollisti i Kombëtares shqiptare bën
 

 

Poll

Lexo gjithashtu