Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ramadani entuziast: Jemi për titull kampion, ëndërroj kombëtaren e madhe

Shkruar nga NEWSPORT
Ramadani entuziast: Jemi për titull kampion, ëndërroj

Ylber Ramadani është padyshim një nga pikat më të forta të Partizanit këtë sezon. Mesfushori nga Kosova ka spikatur me lojën e tij duke u kthyer në një titullar. Në lidhej me këtë, Ramadani falenderon shumë trajnerët Sormani e Starova për besimin dhe hapësirat që i kanë dhënë. Në një prononcim për Supersport ai shprehet:

” Kam gati 1 vit e gjysëm që jam pjesë e Partizanit, jam i kënaqur me formën time, kam punuar shumë për të shfaqur talentin tim te ekipi i Partizanit. Falenderoj shumë trajnerin Sormani i cili më ka dhënë hapësira, por në të njëjtën kohë falenderoj shumë edhe profesor Starovën i cili më ka dhënë shumë afrimitet dhe mbi të gjitha shumë besim dhe lejon të bëj në fushë atë që di.

Mendoj dhe shpresoj që të jetë java jonë, ndaj Korabit nuk kemi një ndeshje të lehtë. Është një sfidë më e vështirë se ndaj Flamurtarit pasi Korabi nuk ka cfarë humbet, ne do të presim cfarë do të ndodhë në sfidën mes Skënderbeut dhe Kukësit dhe pastaj do të kërkojmë të bëjmë detyrën duke fituar sfidën tonë. Mendoj që ky është viti ynë dhe shpresoj shumë, se do tia dalim të fitojmë titullin kampion që e presim prej shumë kohësh pasi titulli është objektivi ynë i vetëm”.

Me pëlqen të luaj me të gjithë nuk mund të veçoj askënd. Janë të gjithë djem të mirë dhe unë përshtatem si me Vilën ashtu edhe me Bathën e Trashin. Shumë më kanë thënë që nuk kam shënuar akoma gol me Partizanin por mendoj që me Korabin do të vijë goli im i parë”.

Përfaqësuesja e madhe e Shqipërisë ëshrtë ëndrra e të gjitha futbollistëve është natyrisht edhe ëndrra ime të luaj një ditë me kombëtaren e madhe. Por tashmë duhet të bëj mirë me përfaqësuesen Shpresa dhe të jap maksimumin me këtë skuadër pasi vetëm kështu mund të kap një ditë përfaqësuesen A", përfundoi mesfushori i kuq.  e

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga