Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Emri i tij nuk ishte në listën e Gjermanisë, Hummels reagon në rrjetet sociale

Shkruar nga NEWSPORT
Emri i tij nuk ishte në listën e Gjermanisë, Hummels reagon
Vetëm pak ditë më parë Gjermani publikoi edhe listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Flick për kampionatin botërorë “Katar 2022”. Një rikthim, por edhe një listë plot me mungesa për gjermanët, ku në sy bie ajo e Mats hummels dhe Gosens. Pikërisht lojtari i Borussia Dortmund ka reagouar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se lënia jashtë për në Kupën e Botës është një nga zhgënjimet më të mëdha për të.  “Ky është një nga zhgënjimet më të mëdha të karrierës sime. Do të kryqëzoj gishtat për Gjermaninë në Kupën e Botës dhe do të përgjigjem gjatë kësaj periudhe me punë, siç bëj gjithmonë”, ka shkruar Hummels në Instagram.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Mats Hummels (@aussenrist15)

Një koment që na bën të kuptojmë sesi mbrojtësi gjerman e mori me shumë hidhërim zgjedhjen teknike të Flick. Nga ana tjetër, të shumta kanë qenë mesazhet e dashurisë të marra pas postimit të tij. Disa edhe nga kanalet zyrtare sociale të vetë Borussia Dortmundit, të cilët i dërguan zemra (emoji), por gjithashtu shkruan: “Ti e ke merituar thirrjen”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga