
Emocione të forta rezervoi derbi i shkuadave shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Përballja mes Shkupit dhe Shkënijës së Tetovës mori gjithë vëmendjen e tifozëve.
Në fund të 90 minutave që rezultuarn mjaft të luftuara dhe me spektakël do të ishte skuadra shkupjane ajo e cila do të siguronte 3 pikët. Kuqezinjtë do të mposhteshin 2-0 në këtë takim.
Vendasit realizuan nga një gol për pjesë teksa ai që hapi llogaritë e ndeshjes ishte Alvarez në minutën e 36-të ndërsa në fraksionin e dytë, Trapanovski në minutën e 93-të vulosi triumfin e Shkupit.
Pas këtij sukses, Shkupi ngjitet në kuotën e 37 pikëve, një më pak se Struga kryesuese, por kanë një ndeshje më pak, ndërsa nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës është në vendin e tretë me 28 pikë.