
Portieri i Aston Villas, Emiliano Martinez është rikthyer të flas për triumfin në Kupën e Botës me kombëtaren e tij Argjentinën. Për “TycSports” ai rikujtoi momentet e asaj finaleje në Katar kundër Francës.
“Kur pashë Di Marian në 11-shen startuese në atë finale e dija që do fitonim. Mendërisht ai është një kafshë, ai është gjithnjë gati të luajë finalet, ai ka luajtur finale të tilla në ekipe të mëdha gjatë karrierës së tij dhe ka një familje të madhe që e ka mbështetur gjithmonë. E vendos në Top 3 të historisë së kombëtares sonë”, shprehet Martinez.
Portieri argjentinas para pak ditësh mori çmimin prestigjioz nga FIFA “Portieri i Vitit” për 2022-shin. Me paraqitjet e tij shkëlqeu në botërorin e Katarit sidomos në ndeshjen çerekfinale dhe në finalen përballë Francës me penalltitë e pritura.