
Ergys Kaçe ka mundur të ambientohet shumë mirë dhe shpejt me skuadrën e tij të re, Panathinaikosin. Ndeshje e fundit ndaj Lamias ka qenë e katërta për futbollistin kuqezi ku ka fituar shumë terren te skuadra greke, e cila ka fituar 2-0 këtë takim.
Suksesi i tij është është konfirmuar dhe nga tifozët të cilët kanë përshëndetur shqiptarin para dhe pas përfundimit të sfidës
Elozhe për suksesin e Kaçes kanë thurur dhe mediat vendase. Ka qenë portali "Panathinaikoskosmos", që i ka kushtuar disa rreshta mesfushorit korçar.
"Ka treguar formën e tij më të mirë. Ishte më i miri në fushën e lojës, sidomos në pjesën e parë, por edhe në të dytën tregohet në lartësinë e duhur. Ka fituar rolin e liderit në mesfushën e Panathinaikosit dhe me të drejtë merr duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në stadium kur zëvendësohet", shkruhet në portalin "Panathinaikoskosmos".