Benfica i dha “shtysën” e fundit Juventusit, për të mbyllur historinë me Champions League këtë sezon. Një humbje dramatike në “Da Luz” shikon Benfican të kualifikohet për në fazën e 1/8. Juventus ka shumë për të bërë, që të rikuperoj këtë start katastrofik.
Mesfushori i Benficas, Joao Mario foli pas fitores: "Një ndeshje e Champions League. Ne e dinim se po luanim kundër një ekipi të madh. Ne bëm një lojë të mrekullueshme deri në minutën e 70-të, ne donim të fitonim dhe ia dolëm, jemi në fazën tjetër.
Kishim mundësi të mbyllnim takimin pas 4-1, por nuk e shfrytëzuam siç duhej, rëndësi ka fitorja. Si çdo ekip dhe ne kemi një sekret, puna. Ne kemi punuar shumë për të arritur këtu ku jemi sot, është shumë shpejt dhe duhet të jemi kokëulur.
Nuk ka asnjë keqardhje për historinë time te Inter. Di të them që ajo përvojë e marrë atje, më bën mua ky që jam sot.”